Bota

Përplasje në Kuvend, deputetet e LDK-së largohen nga seanca për krizën energjitike

28 Dhjetor 2021, 18:03 Nga DOSJA
Përplasje në Kuvend, deputetet e LDK-së largohen nga seanca

KOSOVË- Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit pas përplasjes me deputetët e Vetëvendosjes lidhur me mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme për krizën energjetike. Gazeta Ekspress shkruan se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pas sjelljes së deputetëve të VV-së ndaj atyre të opozitës do ta largohen nga seanca.

Në qoftë se kryeministri i vendit e quan të parëndësishme me marrë pjesë në këtë seancë, nëse deputetët e pushtetit sillen në këtë formë me deputetët e opozitës atëherë ne deklarojmë se largohemi nga seanca deri në pikën e radhës”, tha Gashi.

Opozita ka kritikuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet kriza energjetike në vend dhe propozim-vendimi i qeverisë për marrjen e masave për emergjencë energjetike.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Kosovës/ Nuk miratohet gjendja e jashtëzakonshme, opozita s’e “fal” Kurtin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti arben gashi kriza energjitike ne kosove albin kurti arben gashi kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll