Bota

Save the Children: Ushtria në Myanmar ka vrarë dy nga anëtarët tanë

28 Dhjetor 2021, 18:57 Nga DOSJA
Save the Children: Ushtria në Myanmar ka vrarë dy nga

MYANMAR- Organizata bamirëse ndërkombëtare Save the Children ka konfirmuar se dy nga anëtarët e stafit të saj në Myanmar u vranë në një sulm. BBC shkruan se sipas njoftimit të organizatës më shumë se 35 trupa, përfshirë ato të grave dhe fëmijëve, u gjetën në shtetin lindor Kayah.

Në një postim në Twitter, shoqata bamirëse i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mblidhet dhe të ndërmarrë veprime për t’i kërkuar përgjegjësitë. Pas sulmit të raportuar, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ushtria duhej të mbante përgjegjësi. Ai gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e shitjes së armëve për ushtrinë e Mianmarit.

Ndërkohë që Ushtria e Myanmarit i ka mohuar këto pretendime. Protestat masive janë zhvilluar në të gjithë Mianmarin (e njohur edhe si Burma) që kur ushtria mori kontrollin në shkurt. Qindra njerëz, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken lufta ne myanmar save the children antony blinken lufta ne myanmar save the children

Sondazh

Poll