LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulimi tronditës/ Barna e shitur si vitaminë rezulton me lëndë kancerogjene

16 Dhjetor 2021, 08:10 Nga DOSJA
Zbulimi tronditës/ Barna e shitur si vitaminë rezulton me

TIRANË- Kërkesa e Top Story ndaj ISUV për analizimin e disa mostrave bazohet në shqetësime alarmuese të veterinerëve nga terreni për produkte mjekësore që kanë lëndë aktive të ndryshme nga ajo që përmban etiketa. Një prej produkteve për të cilat kemi marrë disa denoncime është TOPANTIVIT i prodhuar nga kompani kineze. Barna përdoret masivisht tek gjelat e detit apo shpendët e pularive që furnizojnë tregun.

“Ky preparat që ju tregoni ka pas raste e probleme të shumta në treg pasi specialistët e rinj veterinarë mbështeten te etiketa që tregon përmbajtje vitaminike, dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha. Ky preparat ka tjetër lëndë aktive nga c’tregon etiketa” u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner. “Një medikament kur paraqitet, paraqitet me lëndën bazë që mund të jenë vitamina dhe në pamje të parë skanë asnjë problem pasi janë suplemente, dhe në përmbajtje realisht s’kanë problem. Por si element shtesë mund të kenë element që përbëjnë rrezik, këtu bëhet ndarja e problemit”-u shpreh Dritan Laçi, Profesor i Mjekësisë Veterinare.

Medikamenti TOPANTIVIT është në formë tablete të verdhë dhe ne e kemi gjetur lirisht nëpër farmaci në Tiranë, Durrës, Lushnje e më gjerë. Ky bar, është i pacertifikuar nga autoritetet tona dhe këtu qëndron shkelja e parë e rëndë. Pra, nuk duhet të ekzistonte në qarkullim. Një fermer, identitetin e të cilit nuk do ta zbulojmë për arsye sigurie, ka bashkëpunuar me Top Story duke realizuar blerje barnash në disa farmaci rastësore. Ne ndalemi fillimisht në një farmaci në zonën e Saukut, në Tiranë. Aty, bashkëpunëtori i emisionit kërkon barna për gjelat e detit. Ajo që i ofrohen janë pikërisht disa tableta TOPANTIVIT.

Fermeri -Ca ilace, kam nja 40 gjela deti. Do nga këto kokrrat? Po. Të jap unë nga këto kokrrat. Më bëj nja 40 kokrra. Po.
Tani, të shohim konkretisht medikamentet që fermeri bleu.
Fermeri-Tani sa vajta te një farmaci veterineri këtu në Tiranë, mora një ilac, strepto a ca i thonë. Kam marë dhe 40 kokrra për gjela deti. Pa recetë i more? Pa recetë, kam hyrë brenda.
Do të zhvendosemi disa kilometër, në Maminas, ku fermeri kërkon sërish kokrra për gjelat e detit. Ajo që i ofrohet, është e njëjta gjë si në farmacinë e parë.
Fermeri-Kam ca gjela deti, më duhen disa ilaçe.
Farmacisti-Çfarë ilaçesh?
Fermeri – Kokrra, vitamina…Sa gjela ke? 30 copë.
Farmacisti- 30 copë, të duhen kokrra? Vitamina…
Farmacisti -Nga një kokërr këto, ça peshe kanë ata? Janë 4-5 kile. Atëherë nga dy kokrra.

Nisur nga shqetësimet e veterinerëve, disa nga këto tableta të blera në farmacitë që treguam por edhe në Durrës, Lushnje e më gjerë, ne i kemi dërguar në Itali për analizimin e lëndës aktive. Analizat u realizuan në laboratorin “ION SOURCE & BIOTECHNOLOGIES SRL” me vendodhje në Milano.
Mostra është dërguar në datë 11 nëntor dhe përgjigja ka dalë në 19 nëntor të vitit 2021. Zbulimi nga analiza është tronditës duke përligjur shqetësimet e shprehura nga veterinerët për Top Story.

Në lëndën aktive rezulton përmbajtje e dimetritazolit dhe furazolidonit. Të dyja këto lëndë janë të ndaluara rreptësisht pasi është vërtetuar se kanë përmbajtje kancerogjene. Ky dokument i Bashkimit Evropian mban datën 27 Korrik i vitit 1995 dhe njofton ndalimin e përdorimit të dimetritazolit. Arsyeja siç nënvizohet aty është përmbajtja kancerogjene që transmetohet nga produktet te njeriu. Pra, një medikament i ndaluar prej 26 vitesh tregtohet lirisht në Shqipëri i maskuar nën një tjetër emër.

“Dimetritazoli është preparat i ndaluar që nga viti 1995 por cuditërisht gjenden në sasira të konsiderushme për të mos thënë me tonelata për konsum. Është produkt i larguar nga tregu për vetitë kancerogjene, kjo shkakton dëme te konsumatori”-u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner.

Burimi: Top Chanel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli medikamenti topantivit veteriner ervin resuli medikamenti topantivit veteriner

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni