Aktualitet

Digjet makina në Sarandë, forcat zjarrëfikëse shuajnë flakët

28 Dhjetor 2021, 07:28 Nga DOSJA
Digjet makina në Sarandë, forcat zjarrëfikëse shuajnë

SARANDË– Mbrëmjen e djeshme, një automjet është përfshirë nga zjarri në Sarandë. Mësohet se është mundur të evitohej djegia e plotë e makinës pas ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të rrugës së 4 në qytetin e Sarandës.

Në kabinën e mjetit tip “Opel” në pronësi të firmës ISAK, shpërtheu zjarri, që nga ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, u evitua përhapja e zjarrit në motorin dhe pjesën tjetër të makinës.

Nga hetimi u përcaktua se shkaku i zjarrit në mjet ishte kondicioneri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne sarande sarande digjet makina ne sarande sarande

Sondazh

Poll