Art&Argëtim

Pse satira e “Don’t look up” është fatkeqësi

27 Dhjetor 2021, 15:18 Nga DOSJA
Pse satira e “Don’t look up” është fatkeqësi

SHBA– Kur bind dikë që të ndryshojë mendjen për një çështje kryesore, ajo që thuhet nuk është gjithmonë aq e rëndësishme sa mënyra se si thuhet. Nëse një person ndihet i sulmuar, i mosrespektuar ose i nënçmuar, ai do të fikë trurin dhe do të bllokojë argumentet më racionale dhe më të sakta por vetëm në parim. “Homosapiens” janë krijesa të çuditshme, emocionale.

Satira e re e regjisorit Adam McKay në “Don’t look up”, ishte një përpjekje e fundit për t’i bërë qytetarët e Tokës të kenë interes për fundin e afërt të ditëve tona në Tokë, për shkak të krizës klimaterike, duket se është të paktën disi i vetëdijshëm për këtë defekt të natyrës njerëzore. Gjithçka ka të bëjë me vështirësinë për të detyruar të painteresuarit të kujdesen, në këtë rast për një kometë gjigante që po drejt Tokës dhe që mund të sjellë zhdukjen e njerëzimit, një metaforë e hiperbolizuar. Kjo sepse të gjithë janë të keqardhur për ngrohjen globale po vetëm pjesërisht sepse është kaq graduale, sepse nuk është një forcë shkatërrimi e menjëhershme me një datë të caktuar që të gjithë do të jetojmë për ta parë.

Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence portretizojnë astronomët Randall Mindy dhe Kate Dibiasky, shfaqen të hutuar kur kuptojnë se askush nuk është aq i alarmuar për “vrasësin e planetit” që po i kërcënon; as spikerët e lajmëve, role që luhen nga Tyler Perry dhe Cate Blanchett; e as nga Shtëpia e Bardhë, e udhëhequr nga presidentja e stilit “Trump”, Meryl Streep. Aq më tepër nga populli amerikan.

Regjisori McKay tregon kuptimin sesi kjo apati vjen nga qasja e thatë e mesazhit të Dr.Mindy-t, pavarësisht nga graviteti i mesazhit të tij, faktet dhe shifrat thelbësore që e mërzitin shefin e shtabit Jonah Hill. Por vetë regjisori vuan nga një variant i së njëjtës çështje, duke bërë që audience të jetë e prirur të pajtohet me qëndrimet e tij përmes një shpërndarjeje joefektive. Në krahasim me belbëzimin e Mindy-t të sulmuar nga paniku, McKay ulëret me decibel të lartë se të gjithë do të vdesim. Veç që versioni i tij tregon atë që po vjen, sikur të gjithë të tjerët janë shumë budallenj për ta kuptuar dhe e bën këtë nga pozita e epërsisë që ka.

Ndërkohë që mediat e mëdha rezultojnë të padobishme, më shumë të interesuara për klikime sesa reportazhe të ndershme lidhur me çështjen. Megjithëse skenari gjithashtu mbështetet faktin se komunikimi masiv është e vetmja mënyrë që mund të ndryshojë valën e opinionit publik. Gjithçka të kujton kodin e grupit të fokusit të filmit të mëparshëm të McKay, “Vice”, dhe talljen e nënkuptuar ndaj ish-presidentit Donald Trump duke përfshirë edhe “millennialët” që prefereojnë të shohin filmin e ri Fast and Furious. McKay nuk është aq i turpshëm për të shprehur përbuzjen e tij të plotë, saqë njeriu fillon të pyesë veten se për kë mund të jetë kjo. “Komedia pa dhëmbë” ka edhe tonin e një meme-je politike në Facebook, që mund të të jetë dërguar nga një i afërm i moshuar me qëllime të mira, jo për të kritikuar dikë por për të ripohuar se ne të gjithë urrejmë të njëjtat lloje njerëzish.

Personazhi që e bën atë më pak “të prekur” nga ky film është Yule, i luajtur nga Timothée Chalamet, një i ri që rri mbi patina në qytetin e tiuj të lindjes, në të cilin Dibiasky kthehet përfundimisht. Një fëmijë me fjalë të buta dhe me shpirt të mirë, që ende kupton se çfarë do të thotë besimi. Por gjithashtu mjaft i sigurt në vetvete për të mbrojtur veten e tij kur i thuhet diçka e pakëndëshme. Ai merr të vetmen goditje emocionale pasi bën aktin e fundit të mirësjelljes para se të ndodhë apokalipsi. Kjo skenë shquhet si një anomali në fuqinë e saj për të “goditur” shikuesin, jo vetëm sentimentalisht, por edhe për nga qëndrimi. Për herë të parë detyrohet që audienca të investojë në ndonjë nga këta personazhe ose besimet që ata përfaqësojnë, duke shënuar të vetmen herë kur vërtetë mendohet se Toka duhet shpëtuar.

Nga Charles Bramesco/ Marrë nga TheGuardian 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture dont look up leonardo di caprio dont look up leonardo di caprio

Sondazh

Poll