Art&Argëtim

FOTOT- Skeleti misterioz është “alien”? Si është e vërteta, flasin shkencëtarët

27 Dhjetor 2021, 14:52 Nga DOSJA
FOTOT- Skeleti misterioz është “alien”? Si është

MBRETËRI E BASHKUAR- Me kafkën e saj të mprehtë në formë koni, gropat e pjerrëta të syve dhe dhjetë brinjë, kjo mumje e vogël i la shkencëtarët të çuditur për vite me radhë. Mbetjet e çuditshme u gjetën në vitin 2003 në shkretëtirën Atacamanga gjuetari i thesarit Oscar Muño në një kishë të braktisur në një qytet të shkretë minierash të quajtur La Noria.

Eshtrat ndodheshin brenda një qese lëkure, të mbështjellë me një leckë të bardhë të lidhur me një fjongo lejla. Eshtrat fillimisht mendohej se i përkisnin lashtësisë, por nga analizat e bëra rezultoi se skeleti në fakt datonte rreth viteve 1970. Por si për t’i shtuar misterin zbulimit, nga testimet rezultoi se 8 për qind e ADN-së nuk ishte njerëzore.  

Megjithatë testet në Universitetin Stanford, San Francisko dhe Universitetin e Kalifornisë zbuluan se foshnja vdiq 40 vjet më pare, ose lindi e vdekur. Ajo kishte disa kushte gjenetike që penguan rritjen, të gjitha të lidhura me xhuxhizmin dhe çrregullime të tjera të kockave. Duke i dhënë fund kështu të gjitha aludimeve se mund të ishte jashtëtokësore.

Marrë nga TheSun

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete alienë eshtra alienë eshtra

Sondazh

Poll