Art&Argëtim

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Jean-Marc Vallee në moshën 58-vjeçare

27 Dhjetor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Jean-Marc Vallee në moshën

KANADA- Regjisori dhe producenti Jean-Marc Vallee është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se sipas përfaqësuesit të tij Bumble Ward, regjisori vdiq papritur në kabinën e tij jashtë Quebec City, Kanada, gjatë fundjavës. Familja dhe këshilltarët e afërt të Vallee thuhet se janë ‘tronditur’ nga vdekja e producentit. Lajmin e trishtë e ka lonfirmuar partneri i tij producent, Nathan Ross.

“Jean-Marc qëndronte për kreativitetin, autenticitetin dhe duke i provuar gjërat ndryshe. Ai ishte një artist i vërtetë dhe një djalë bujar, i dashur. Të gjithë ata që punuan me të nuk mund të mos shihnin talentin dhe vizionin që ai zotëronte. Ai ishte një mik, partner krijues dhe një vëlla më i madh për mua. Maestros do t’i mungojë shumë, por është ngushëllim kur dihet se stili i tij i bukur dhe puna me ndikim që ai ndau me botën do të vazhdojë të jetojë”,– tha Ross.

Regjisori lindi në Montreal dhe studioi filma në Universitetin e Quebec. Ai fitoi një çmim “Emmy” për regjinë e serialit hit të HBO-së, Big Little Lies dhe drama në vitin 2013 “Dallas Buyers Club” fitoi shumë nominime për “Oscar”.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz jean-marc vallee kanada vdes regjisori jean-marc vallee kanada vdes regjisori

Sondazh

Poll