Art&Argëtim

“Përditë i ndërrojnë fytyrat’, Big Mama flet hapur për banorët: Bëjnë lojë të pistë

27 Dhjetor 2021, 14:36 Nga DOSJA
“Përditë i ndërrojnë fytyrat’, Big Mama flet

TIRANË- Pas daljes nga shtëpia këngëtarja Big Mama ka treguar përshtypjen për banorët, si dhe kush e fiton BBV sipas saj. Big Mama gjatë ditës së djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Fun Club”, ku ka treguar se për të të gjithë banorët bëjnë lojë të pistë dhe i ndërrojnë fytyrat çdo ditë. 

Lojën e banorëve të tjerë, Big Mama e sheh edhe si arsyen që nuk u përshtat dot aty brenda. Sa i përket fituesit ajo tha se për të është aktorja Arjola Demiri, por nuk përjashton edhe balerinin Ilir Shaqirin.

“Zemra ime është që fiton Arjola, me gjithë shpirt. Nuk do bëhem këtu modeste, por do mbroj shoqen time normal. Por po ashtu edhe Iliri. Aty bëhen shumë lojëra të pista që nuk merren për shembull të keq, ndërsa një grua që jep mesazhin e një nëne të fortë, ajo është viktimizim. Krejt të gjithë bëjnë lojë të pistë. Kjo është arsyeja pse nuk e kam gjetur veten aty. Është “reality show”, unë mundohem të jem reale aty ndërsa ata ditë për ditë i ndërrojnë fytyrat,- u shpreh këngëtarja.

Këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama morri vendimin të largohej nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’, pas një debati të ashpër mes saj dhe Antonelës, gjatë spektaklit në natën e Krishlindjes.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz antonela berisha banoret e big brother vip big mama antonela berisha banoret e big brother vip big mama

Sondazh

Poll