Art&Argëtim

Përçarje mes motrave Libohova, Eranda bën reagimin e papritur

27 Dhjetor 2021, 16:44 Nga DOSJA

TIRANË – Dikutohet prej kohësh se marrëdhënia e mirë mes dy motrave, Eranda dhe Irma Libohova ka pësuar një krisje, por Eranda mesa duket ka zgjedhur t’i japë fund dyshimeve.

Këto zëra lindën pasi dyshja nuk shiheshin më bashkë dhe madje nuk ndiqeshin as në rrjetet sociale, shenja këto që i bënë të gjithë të dyshojnë se mes tyre ka një mosmarrëveshje. Irma madje mungonte edhe në ceremoninë e dekorimit të Erandës nga presidenti Ilir Meta me titullin prestigjioz “Mjeshtër i Madh”.  Në këtë moment kaq të rëndësishëm në karrierën e saj ishin prezentë, të afërm, miq dhe kolegë të artistes, por si për çudi të të gjithëve mungoi motra e saj.

Duket se Eranda e ka një përgjigje për të gjithë këto zëra që kanë qarkulluar lart e poshtë pasi së fundmi ka publikuar në Instastory një foto nga viti 2015 së bashku me Irmën ku të dyja i buzëqeshin kamerës. Duket se ka dashur kështu të hedhë poshtë dyshimet duke na treguar se kanë një raport të mirë me njëra-tjetrën.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz eranda libohova ilir meta dekoron eranda libohoven irma libohova eranda libohova ilir meta dekoron eranda libohoven irma libohova

Sondazh

Poll