Aktualitet

Sherr shqiptarësh në darkën e Krishtlindjeve,i zoti i shtëpisë plagos me thikë mikun

27 Dhjetor 2021, 14:28 Nga DOSJA
Sherr shqiptarësh në darkën e Krishtlindjeve,i zoti i

ITALI– Vigjilja e Krishtlindjeve për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi për një shqiptar në Itali, i plagosur me thikë pas një sherri të dhunshëm. Gjithçka ndodhi në darkën e Krishtlindjeve, në një barakë në Vigonza, ku banon një çift shqiptarësh. Këta po darkonin me dy miqtë e tyre, por papritur mes tyre nisi një sherr për motive banale. E gjitha për shkak të abuzimit me pijet alkoolike. 

Mikpritësi, një 56-vjeçar shqiptar ka marrë thikën e kuzhinës dhe kërcënoi me thikë bashkëatdhëtarin e tij, 54 vjeç, duke e goditur më pas me thikë në qafë disa herë. Mirëpo, edhe pse i plagosur, shqiptari tjetër u largua me vrap në rrugë për t’i shpëtuar agresorit. Menjëherë për të erdhi ndihma e parë, e aktualisht ai ndodhet në spital, por në gjendje të mirë. Gruajae të plagosurit, e tronditur nga skena e dhunës, ra pa ndenja në tokë por gjithashtu s’ka asnjë rrezik për shendetin e saj.

Ndërkohë që 56-vjeçari, pasi i doli pija, dëshmoi në Polici se sherri kishte ndodhur për shkaqe të kota, me shumë gjasa të lidhura me xhelozitë e vjetra. Duke shtuar se nuk mbante mend asgjë. 

Marrë nga ilgazzettino.it

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet itali plagoset shqiptari ne itali itali plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll