Aktualitet

Dhunonte gruan dhe djalin e tij, arrestohet babai në Sarandë

27 Dhjetor 2021, 08:21 Nga DOSJA
Dhunonte gruan dhe djalin e tij, arrestohet babai në Sarandë

SARANDË– Një 51 vjeçar me inicialet, Th.V është arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës pasi ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj gruas dhe djalit të tij. Burri i cili banon në lagjen numër 3 të Sarandës, dyshohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Tashmë ai është vënë në pranga dhe duhet të përballet me masën e sigurisë nga gjykata e Shkallës së Parë të qytetit.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”,shtetasin Th.V.,51 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Sarandë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet babai dhunon gruan dhe djalin dhune ne sarande sarande babai dhunon gruan dhe djalin dhune ne sarande sarande

Sondazh

Poll