Aktualitet

Shpërndante drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier, i sekuestrohen disa doza (EMRI)

27 Dhjetor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Shpërndante drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier, i

FIER– Një 31-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit pasi është kapur me lëndë narkotike me vete. Mësohet se në pranga ka përfunduar Blerim Bacinofki,  banues në Dërmënas. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje.

NJOFTIMI:

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka arrestuar një 31-vjeçar.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Blerim Bacinofki, 31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne fier blerim bacinofki fier arrestim ne fier blerim bacinofki fier

Sondazh

Poll