Sport

Mungesat kthehen në “mallkim” për Napolin, mesfushori rezulton me Covid-19

26 Dhjetor 2021, 17:47 Nga DOSJA
Mungesat kthehen në “mallkim” për Napolin, mesfushori

ITALI– “Fabian Ruiz ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas një tamponi molekular të kryer në Spanjë. Lojtari, i vaksinuar rregullisht, është asimptomatik dhe do të qëndrojë i izoluar në shtëpi”.

Me një postim në Twitter, Napoli bën të ditur se mesfushori i lindur në vitin 1996 është infektuar me Covid-19 pas kthimit në Spanjë për të festuar në shtëpi festat e Krishtlindjeve. Lojtari në fakt është në dyshim për ndeshjen e madhe me Juventusin planifikuar në janar.

Një moment i keq për Napolin që në muajin janar do të duhet të bëjë me shumë mungesa si Koulibaly, Insigne, Osimhen, si Fabian Ruiz dhe Anguissa.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport fabian ruiz napoli fabian ruiz napoli

Sondazh

Poll