Politike

Meta thirrje për dialog: Zgjedhjet në 30 qershor janë imagjinare, Kolegji u shantazhua nga maxhoranca

25 Qershor 2019, 05:21 Nga DOSJA
Meta thirrje për dialog: Zgjedhjet në 30 qershor janë imagjinare,

TIRANË- “Zgjedhje imagjinare”, kështu e quajti Presidenti Ilir Meta datën 30 qershor. Me tone herë të forta dhe herë ironike, Ilir Meta u shpreh qartë se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Për të theksuar këtë gjë ai tha se datën se kur mbahen zgjedhjet në vend e cakton vetëm institucioni i Presidentit. Në deklaratën e tij Meta komentoi dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që sipas tij ishte marrë nën presione dhe shantazhe nga maxhoranca.

Po ashtu tha se vendimi i marrë dje nuk ka asnjë asnjë vlerë juridike pasi Kolegji shqyrton vetëm problemet e palëve që marrin pjesë në zgjedhje. Ndërsa për Kolegjin tha se ishte i shantazhuar, KQZ-në e quajti si një Organizatë Socialiste. Kreu i Shtetit gjatë gjithë fjalës së tij e vuri theksin se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por shtoi se nuk do të ndërhynte, pasi janë zgjedhje të brendshme partiake.

Presidenti foli dhe për mundësinë për të dhënë dorëheqje duke thënë se ai do të jenë në zyrën e tij deri në 24 korrik 2022 dhe nga institucioni që ai drejton do të nisë ringirjta e Republikës. Po ashtu ai foli dhe për mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit duke lënë të hapur të gjitha rrugët, por nuk tregoi asgjë më shumë. Ai tha se do të marrë vendime me qetësi dhe përgjegjshmëri. Ndërsa një koment nuk mungoi as për ambasadorët, duke thënë se këta të fundit nuk flasin për krizën në Shqipëri.

 (A.B. J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes ilir meta kolegji zgjedhor meta me gazetarët zgjedhjet e 30 qershorit dekreti i metes ilir meta kolegji zgjedhor meta me gazetarët zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll