Aktualitet

Aksident i rëndë/54-vjeçari përplaset me makinën e ndaluar, plagosen 3 gra shqiptare

26 Dhjetor 2021, 11:38 Nga DOSJA
Aksident i rëndë/54-vjeçari përplaset me makinën e

AUSTRI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Austri, ku 4 persona kanë ngelur të plagosur. Mediat e huaja raportojnë se një shqiptar nga Kosova 54-vjeç ka përplasur një makinë të ndaluar të punonjësi 38-vjeçar të ASFINAG (Shoqëria Aksionare e Financimit të autostradave të Austrisë).

Punonjësi ndaloi në autostradë pasi një automjet kishte rrëshqitur pak më parë dhe ishte përplasur me hekurudhën qëndrore udhëzuese. Më pas u ndal në korsinë e dytë dhe 54-vjeçari ka përplasur mjetin e parkuar të ASFINAG. Në makinën e 54-vjeçarit  ndodheshin dhe tre gra shqiptare të moshës 18, 22 dhe 44 vjeç, të cilat ngelën të bllokuara në makinë pas përplasjes. 

Ndërkohë brigadat vullnetare të zjarrfikësve nga Kalwang dhe Wald am Schoberpass kanë ndërhyrë për t`i nxjerrë nga makina personat e aksidentuar. Ata, të katërt janë dërguar në spital, pjesërisht me lëndime të rënda.Fatmirësisht, punonjësi 38-vjeçar i Asfinag ka shpëtuar pa lëndime.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet shoferi shqiptar austri aksidentohet shoferi shqiptar austri

Sondazh

Poll