Aktualitet

Makina përplas 17-vjeçarin në Kukës, adoleshenti niset me urgjencë drejt Traumës

26 Dhjetor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Makina përplas 17-vjeçarin në Kukës, adoleshenti niset me

KUKËS– Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automoblistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kukës, në aksin rrugor Krumë-Golaj. Adoleshenti ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që 36-vjeçari që drejtonte mjetin e llojit “Audi” e ka përplasur. 

17-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi ka marrë plagë të shumta e ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Kurse drejtuesi i mjetit “Audi” është shoqëruar për në komisariat.

Ai do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin, ndërkohë që paraprakisht bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilin po udhëtonte mjeti.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kukes aksidentohet 17 vjecari ne kukes kukes aksident ne kukes aksidentohet 17 vjecari ne kukes kukes

Sondazh

Poll