Aktualitet

Serbia shqetësohet për Forcat e Sigurisë së Kosovës: 100 mln euro buxhet, ç’e duan?

26 Dhjetor 2021, 07:23 Nga DOSJA
Serbia shqetësohet për Forcat e Sigurisë së Kosovës:

BEOGRAD– Zyrtarët e Prishtinës njihen për “kërcimet me fjale” dhe së fundmi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmendi “militarizimin e Serbisë” si argument kundër bashkimit me nismën e Ballkanit të Hapur. Forcat e Sigurisë së Kosovës po armatosen herë pas here me donacione të huaja dhe se kanë një buxhet rekord për vitin 2022, që shkon deri në 100 milionë euro.

Duke komentuar për nismën “Ballkani i Hapur”, Osmani theksoi se “militarizimi i Serbisë” tregon synimet e presidentit Aleksandër Vuçiç duke shtuar më pas e projekti do të merret seriozisht vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Përderisa Serbia ka një rol kyç në këtë proces dhe nuk e ka njohur Kosovën, nuk mund të presim që Vuçiçi të ketë qëllime të mira në raport me vendin dhe rajonin tonë. Sepse vetë militarizimi i Serbisë tregon se cili është qëllimi i saj real,”-tha ajo. Nëse militarizimi i Serbisë tregon këtë, lind pyetja, çfarë kuptimi ka militarizimi i Prishtinës, së cilës herë pas here i kanë ardhur si dhuratë armë e pajisje luftarake?

Shtetet e Bashkuara i dhuruan Kosovës 55 automjete luftarake M-1117,  mjete të blinduara për transportin e këmbësorisë, të cilat janë bërë për terrene të vështira dhe kanë mbrojtje kundër minave, ndërkohë që janë  paralajmëruar edhe pajisje të tjera nga Kroacia. Mirëpo duket se FSK ka nevojë për armatim të rëndë. Për çfarë i duan?

Marrë dhe përshtatur nga Blic.rs

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni serbia ushtria e kosoves serbia ushtria e kosoves

Sondazh

Poll