Aktualitet

Policia e kërkonte, ai ishte në qeli! Kush është Bujar Leza,roli në vrasjen e Sofisë

26 Dhjetor 2021, 10:01 Nga DOSJA
Policia e kërkonte, ai ishte në qeli! Kush është Bujar

TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë me dije se kanë identifikuar bashkëpunëtorin e radhës në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Pas arrestimit të Skënder Vathit, 54 vjeç, Leonar Xhixhës, 30 vjeç, dhe Xhuljano Vishës, 28 vjeç, masa e sigurisë “arrest me burg” i është komunikuar edhe Bujar Lezës. Por ky i fundit ndodhej në burg pasi akuzohet për dhunë në familje.

Teksa Policia e kërkonte jashtë, 45-vjeçari nga Kruja ndodhej në qelinë e paraburgimit të Fushë Krujës prej disa kohësh. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që emri i tij lakohet në Komisariatin e Krijës.

Në vitin 2014, Leza në bashkëpunim me Leonar Xhixhës, si dhe shtetasin V.C. Nga hetimet, tentuan që të vrisnin Fatjon Alimanin. Porositësi i vrasjes, Mirdash Osmani kishte kërkuar eliminimin e 20-vjeçarit Alimani, pasi disa muaj para atentatit të dështuar kishte pasur një zënkë me të, që kishte përfunduar në plagosje më armë zjarri. Por fatmirësisht plani u pikas në kohë nga Policia. Mesa duket Leza nuk kishte hequr dorë nga “profesioni”, duke ndërhyrë në vrasjen e Sofisë.  

Pasi ka dalë nga burgu, Leza ka kërkuar dëmshpërblim për arrestim të padrejtë. Edhe pse pretendoi të kundërtën, Leza humbur në Shkallën e Parë dhe e Apeloi çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, çështje për të cilën ende nuk ka një vendim.

‘Më prishët imazhin dhe më futet në konflikt, më dëmshpërbleni për burgosje të padrejtë’– ishtë kërkesa e Bujar Lezës.

66-vjeçari Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë drejt Kodrave të Liqenit. Deri më tani për krimin në fjalë janë vënë në pranga katër persona, Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Xhuliano Visha dhe Leonard Xhixha. Sipas hetimeve të deritanishme, ekzekutor është Shyti. Ai rezulton të jetë urdhëruar e paguar nga tre persona të tjerë. Por emri i njeriut që e donte Sofian të vdekur, nuk dihet ende.

SHIKO EDHE KËTË:

Vrasja e Sofisë/ Identifikohet bashkëpunëtori i autorit, ishte në burg për dhunë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia bujar leza vrasja e behar sofise behar sofia bujar leza vrasja e behar sofise

Sondazh

Poll