Aktualitet

‘Po vijnë, kanë armë me vete’/Policia aksion në Durrës, pranga të rinjve nga Lushnja

26 Dhjetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
‘Po vijnë, kanë armë me vete’/Policia aksion në

DURRËS- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi janë kapur me armë zjarri në Shkallnur të Durrësit. Policia kishte marrë informacione se dy të rinj, po qarkullonin të armatosur, ndaj edhe efektivët e Durrësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bllokuar mjetin, ku edhe gjetën armë zjarri me 14 fishekë. Në pranga kanë përfunduar: Nexhat Hoxha dhe Francesko Muça, pasi të dy akuzohen për veprat penale; “armë mbajtje pa leje dhe municion luftarak” dhe “Moskallzim krimi”.


NJOFTIMI I PLOTË: 

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkallnuri”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës. Qarkullonin me armë zjarri me vete, vihen në pranga 2 shtetas nga Lushnja. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. M., 23 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet francesko muça nexhat hoxha operacioni shkallnuri francesko muça nexhat hoxha operacioni shkallnuri

Sondazh

Poll