Aktualitet

Del fotoja e izraelitit që bënte ‘namin’ me mashtrime, Prokuroria kërkon burg

26 Dhjetor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Del fotoja e izraelitit që bënte ‘namin’ me mashtrime,

TIRANËDosja.al ka siguruar foton e izraelitit Rafael Genish, pronari i një kompanie “Call Center” në Tiranë i cili është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim kompjuterik. Sot, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për izraelitin, i cili ishte prej kohësh nën vëzhgim nga policia.

Prej pesë vitesh, izraeliti kishte hapur një call-center në Shqipëri përmes të cilit mashtronte më shumë se 2400 persona. Këta të fundit rezultojnë të jenë nga Gjermania, Franca e Italia.

Në momentin që në Shqipëri u përhap lajmi se kishin nisur hetime për FOREX, Genish kishte planifikuar të largohej nga vendi ynë, por u prangos në kokë. Hetimet zbuluan se kanë kontaktuar më shumë se dy milionë qytetarë europianë, 2 mijë prej të cilëve kanë arritur të mashtrohen dhe u janë marrë nga 500 euro e sipër.

Genish dhe 34 punonjësit e tij janë arrestuar ndërsa 22 të tjerë janë ende nën hetim.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria e tirane rafael genish prokuroria e tirane rafael genish

Sondazh

Poll