Bota

Zjarr në Pallatin e Rinisë në Kosovë, shkak kabllot elektrik, një i lënduar

26 Dhjetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Zjarr në Pallatin e Rinisë në Kosovë, shkak kabllot

KOSOVË- Pallati i Rinisë në Kosovë mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri. Policia ka njoftuar për GazetaExpress se shkak i zjarrit është bërë djegja e disa kabllove elektrikë. Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i urgjences. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të jetë lënduar.

Ndërsa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala,  ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i KEDS dhe është konstatuar se kabllot nuk janë të kompanisë por janë kabllo të brendshme.

“Janë djegur disa kabllo të brendshme të tyre, ekipi e ka inspektu gjendjen. Janë disa kabllo elektrike që s’kanë të bëjnë me KEDS”-, tha Buzhala.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe zjarri është lokalizuar.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni keds kosove viktor buzhala zjarr ne pallatin e rinise keds kosove viktor buzhala zjarr ne pallatin e rinise

Sondazh

Poll