Bota

Tragjedi / Pema e Krishlindjes përfshihet nga zjarri, vdesin 2 fëmijët dhe babai

26 Dhjetor 2021, 08:32 Nga DOSJA
Tragjedi / Pema e Krishlindjes përfshihet nga zjarri, vdesin 2

SHBA- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pensilvani ku 3 anëtarë të një familje humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë gjatë mëngjesit të krishtlindjeve. Mediat e huaja raportojnë se tragjikisht, dy nga fëmijët, Liam, 11 vjeç dhe Patrick, 8 vjeç së bashku me babanë e tyre Eric, 41 vjeç dhe dy qentë e tyre humbën jetën. Nëna, Kristin doli e gjallë së bashku me djalin e saj të madh, Brady 13-vjeçar. 

Shtëpia mori flakë ndërsa familja flinte pasi dritat e pemës së Krishtlindjes bënë masë dhe ndezën zjarrin. Në një moment, zjarrfikësit kanë mundur të futen brenda shtëpisë, por nga flakët e forta janë tërhequr prapa. Zjarrfikësit bënë disa përpjekje për të shpëtuar familjen e bllokuar brenda shtëpisë, por nuk ishin në gjendje t’i arrinin ato.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota humbin jeten 3 familjare shba vdesin dy te mitur humbin jeten 3 familjare shba vdesin dy te mitur

Sondazh

Poll