Bota

Varianti omicron shqetëson Indin, zgjeron fushatën e vaksinimit

26 Dhjetor 2021, 10:36 Nga DOSJA
Varianti omicron shqetëson Indin, zgjeron fushatën e vaksinimit

INDI- Në shqetësimin nga varianti omicron India ka vendosur të zgjerojë fushatën  e saj të vaksinimit, duke përfshirë fëmijët e moshës 15-18 vjeç. Mediat e huaja shkruajnë se në zgjerimin e vaksinimit do të përfshihen edhe punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe personat mbi 60 me sëmundje shoqëruese, të cilët do të marrin dozën e tretë përforcuese.

Kryeministri indian, Narendra Modi, gjatë një fjalimi më 25 dhjetor njoftoi se vaksinimi i të rinjve nga mosha15-18 vjeç do të fillojë nga 3 janari. Ndërkohë nga 10 janari do të mund të vaksinohen me dozën e tretë punëtorët shëndetësorë dhe banorët më të moshuar se 60 vjeç.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota india vaksinimi india vaksinimi

Sondazh

Poll