Bota

Ndahet nga jeta ish-Presidenti i Greqisë në moshën 92-vjeçare

26 Dhjetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ish-Presidenti i Greqisë në moshën

GREQI- Ish-Presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Mediat e huaja shkruajnë se Karolos Papulias u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Karolos Papulias shërbeu si President i Greqisë nga 2005 deri në 2015. Ai u zgjodh President i Greqisë pas propozimit të Kryeministrit grek në atë kohë Kostas Karamanlis. Ai i përkiste PASOK-ut dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Andreas Papandreut dhe ministër i Jashtëm, ministër apo nënsekretar në të gjithë qeveritë e Andreas Papandreut.

Ai ishte i martuar me Maria Panou dhe kanë tre vajza.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota greqi ish-presidenti i greqise karolos papulias greqi ish-presidenti i greqise karolos papulias

Sondazh

Poll