Bota

Mesazhi i parë në histori i dërguar me celularë, shitet në ankand për 107 mijë euro

26 Dhjetor 2021, 19:12 Nga DOSJA
Mesazhi i parë në histori i dërguar me celularë, shitet

FRANCË- Mesazhi i parë në histori u shit për 107 mijë euro në një ankand në Neuilly-sur-Seine, komuna më e pasur në Francë. Mediat e huaja raportojnë se objekti i paprekshëm është shitur duke përdorur teknologjinë NFT, një lloj certifikate e origjinalitetit dhe pronësisë dixhitale që vërteton pronësinë e tij. Çmimi fillestar i mesazhit ishte vendosur në 100 mijë euro dhe vlera reale ishte afër 200 mijë euro.

Mesazhi me tekst përmban vetëm dy fjalë, me një total prej 15 karakteresh. Më 3 dhjetor të vitit 1992, inxhinieri i Vodafone, Neil Papworth i dërgoi një SMS drejtorit të atëhershëm të Vodafone, Richard Jarvis, ku shkroi: “Gëzuar Krishtlindjet”.

Për të materializuar mesazhin në botën reale, fituesit të ankandit iu dha një kornizë dixhitale, me certifikatën e firmosur nga Nick Read, drejtues aktual i Vodafone, pasi në Francë ndalohen shitjet në ankand të aktiveve rreptësisht jomateriale.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota france mesazhi i pare neil papworth richard jarvis vodafone france mesazhi i pare neil papworth richard jarvis vodafone

Sondazh

Poll