Sport

‘FourFourTwo’ përcakton trajnerët më të mirë në botë për vitin 2021, ja lista…

25 Dhjetor 2021, 16:25 Nga DOSJA
‘FourFourTwo’ përcakton trajnerët më të

ANGLI – Fundi i vitit, koha për të bërë bilancin dhe renditjen. Skuadra më e mirë, sulmuesi më i mirë, mesfushori më i mirë dhe kështu me radhë. Mes shumë të hartuarave është edhe kjo e revistës prestigjioze angleze ‘FourFourTwo’, e cilat gjithmonë i ndan dhe i bën njerëzit të diskutojnë.

Kështu është edhe për vitin 2021 për renditjen e trajnerëve më të mirë në botë. Kush është në krye? Megjithë ‘nokautin’ në finalen e Champions League, Pep Guardiola (Manchester City) i paraprin Thomas Tuchelit (Chelsea), kur në podium ngjitet gjithashtu edhe Jurgen Klopp (Liverpool) në vendin e tretë.

Menjëherë pas tyre, vjen Antonio Conte, për atë që bëri me Interin, por dhe sot me Tottenham në Angli. Në dhjetëshen e parë është Hansi Flick, sot trajner i Gjermanisë pas sukseseve me Bayernin, i ndjekur në vendin e gjashtë nga Roberto Mancini, arkitekt i triumfit në Europian me Italinë. I shtati pozicionohet Diego Simeone (Atletico Madrid), që ndiqet nga trajneri aktual i Bayernit Julian Negelsmann. Trajneri i Anglisë, i mundur në finale të “Euro 2020”, Gareth Southgate renditet i nënti, ndërkohë që Mauricio Pochettino (PSG) plotëson dhjetëshen e parë.

Në vijim, deri në vendin e pesëdhjetë janë edhe nëntë trajnerë të tjerë italianë: i 14-ti Gasperini me Atalantën e tij, i 22-ti Pioli (Milani), i 23-ti Ancelotti (Real Madrid), i 27-ti Simone Inzaghi (Lazio dhe Inter), i 29-ti Sarri (Lazio), i 31-ti Allegri (Juventus), i 36-ti Spalletti (Napoli), i 42-ti Juric (Torino), i 45-ti De Zerbi (Sassuolo/Shakhtar).

Por ajo që bën përshtypje në këtë listë është fakti se në të mungon portugezi Jose Mourinho, i konsideruar nga shumëkush si “Special One”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gjermani jurgen klopp për trajnerin pep guardiola revistës prestigjioze angleze ‘fourfourtwo’ trajnerëve më të mirë në botë trajneri tuchel gjermani jurgen klopp për trajnerin pep guardiola revistës prestigjioze angleze ‘fourfourtwo’ trajnerëve më të mirë në botë trajneri tuchel

Sondazh

Poll