Aktualitet

Lushnja 3 ditë pa ujë, deputeti Korreshi: Del shampoja e morrave e furça metalike

25 Dhjetor 2021, 20:46 Nga DOSJA
Lushnja 3 ditë pa ujë, deputeti Korreshi: Del shampoja e morrave e

LUSHNJE– Banorët e qytetit të Lushnjes kanë tre ditë që nuk furnizohen me ujë.pavarësisht ankesave dhe denoncimeve që kanë mbërritur në adresë të Ujësjellës Kanalizime Lushnje, këtij problemi nuk i është dhënë zgjidhja që nga dita e enjte. Në një njoftim zyrtar shkruhet thjesht se po punohet për rregullimin e problemit që ka sjellë këto mungesa.

“Duke ju kërkuar ndjesë për shqetësimin duam tju njoftojmë se vazhdojne punimet per lidhjen e tubacionit kryesor nga rotondo e Grabianit deri ne stacionin e pompave Virovë nga G.P.G Company. Aktualisht eshte duke u punuar ne 8 pika te ndryshme. Punimet parashikohet te zgjasin deri ne oret e vona. Do tju njoftojmë së shpejti për vijimësinë e shërbimit të furnizimit me ujë,”- thuhet zyrtarisht.

Kjo situatë nuk ka kaluar pa u interpretuar me nota humori e ironie nga deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi. Në një postim në Facebook, Korreshi shkruan sen esër duhet të dalë shampoo morrash e ndërsa qytetarëve u bën thirrje të mos ushqehen shumë, pasi problem do të jetë përdorimi i tualetit.

Postimi i deputetit Saimir Korreshit:

U be pika e ujit sikur te ishte shampanje! I kishin harruar njerezit kovat e ujit si ngjiteshin deri ne kat te 6. Por Partia nuk fle ju kthen pas ne kohe. Sa dite u bene pa ujë? Dini gje? Guxoni te mos e paguani nje muaj faturen e ujit i gjeni xhelatet te dera e shtepise, ndersa kur ke tre dite pa pik uji faji ngelet jetim. Neser del shampo per morrat per te tjerat furçe me fije metalike. Krishtlindje te mbara vetem mos hani shume se skeni ku shkoni ne banje edhe lokalet i kane kyçur banjot. Te rroje Partia.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lushnja pa uje saimir korreshi lushnja pa uje saimir korreshi

Sondazh

Poll