Aktualitet

Vrau senegalin se i ngacmoi punonjëset e seksit, arrestohet shqiptari në Itali

25 Dhjetor 2021, 17:10 Nga DOSJA
Vrau senegalin se i ngacmoi punonjëset e seksit, arrestohet shqiptari

ITALI– Një 41-vjeçar shqiptar i identifikuar si Altin Arapi, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vrarë një person nga Senegali. Mediat italiane shkruajnë se 41-vjeçari ishte dëbuar prillin e kaluar nga Italia, por ishte rikthyer sërish në mënyrë ilegale. Ndalimi i tij u bë nga nga karabinierët e rajonit të Courgne në Itali.

 41-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2014 pasi akuzohej për vrasjen e një senegalezi në “Via Ormea”. Një vit më parë ai u deportua, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste për shkak të veprave të rënda penale që rëndonin ndaj tij. 

Ai ishte pjesë e një grupi prej 6 personash të cilët më 27 maj vranë të riun nga Senegali të identifikuar si Badara Sylla Alioune. Arsyeja ishte sepse viktima kishte shqetësuar disa punonjëse seksi që ishin nën ‘administrimin’ e shqiptarëve.

41-vjeçari shqiptar tashmë pret të gjykohet.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet altin arapi arrestohet shqiptari ne itali itali shqiptari ne itali altin arapi arrestohet shqiptari ne itali itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll