Aktualitet

Krishtlindje tragjike!I riu shuhet me kunatën në aksident,familja i priste për darkë

25 Dhjetor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Krishtlindje tragjike!I riu shuhet me kunatën në aksident,familja i

LEZHË– Këtë mbrëmje, familja e Margjoni e Ademi në Tale të Lezhës nuk kanë ngrënë dot darkën e Krishtlindjes. Djali familjes Margjoni, Kristjan Margjoni, 24 vjeç po shkonte në shtëpinë e tij ku e prisnin me tavolinën shtruar, por ndërroi jetë në mënyrë tragjike. Teksa udhëtonte me makinën e tij të llojit “Peugeot” me të fejuarën e të vëllait, Atjola Ademi, vetëm 16 vjeçe në momentin që humbi kontrollin.

Shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte ka bërë që kamina të çante murin e një shtëpi në Tale të Lezhës dhe të përfundonte në oborrin e saj. Dy të rinjtë që ishin brenda saj, ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Dosja.al ka sjellë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet se si makina është shkatërruar plotësisht në pjesën e saj të parme pas përplasjes me murin. 

Njoftimi i policisë:

Në rrugën e Talës,  Lezhë,  automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-Pamjet nga aksidenti tragjik! Si u shua 24-vjeçari dhe kunata, makina çau murin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje në lezhë aksident në lezhë atjola ademi kristjan margjoni lezhe aksident me vdekje në lezhë aksident në lezhë atjola ademi kristjan margjoni lezhe

Sondazh

Poll