Aktualitet

Zhduket gruaja në Malësi të Madhe, burri denoncon. Policia gjen celularin në shpellë

25 Dhjetor 2021, 19:23 Nga DOSJA
Zhduket gruaja në Malësi të Madhe, burri denoncon. Policia gjen

LEZHË– Një 48-vjeçare është larguar nga banesa e saj mëngjesin e së premtes (24 dhjetor) dhe dyshohet se është vetëhedhur në një greminë pranë zones ku dhe jeton, në Malësi të Madhe. Denoncimi është bërë nga personi me inicialet Sh.H., bashkëshorti i 48-vjeçares, i cili ka kërkuar ndihmë nga blutë e Shkodrës për të gjetur gruan që prej më shumë se 12 orësh nuk i shkonte në shtëpi.

Pas kontrolleve të para, policia ka arritur të gjejë celularin e 48-vjeçares dhe një fletore në hyrje të një shpelle. Pranë shpellës ndodhet edhe një greminë ku dyshohet të jetë hedhur gruaja, por ende nuk dihet me siguri kjo gjë. Autoritetet po punojnë për gjetjen e gruas, ndërkohë që celulari e fletorja janë sekuestruar dhe po hetohet për ndonjë shënim që mund të ketë lënë zonja në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire , Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk është kthyer më. Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër, kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën. Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të shtetases Sh. H. Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet malesi e madhe zhduket 48 vjecarja ne malesi te madhe malesi e madhe zhduket 48 vjecarja ne malesi te madhe

Sondazh

Poll