Aktualitet

Vjedhje masive në Kamëz? Policia: Asnjë denoncim, banorët mohojnë gjithçka

25 Dhjetor 2021, 18:40 Nga DOSJA
Vjedhje masive në Kamëz? Policia: Asnjë denoncim, banorët

TIRANË– Policia e Tiranës ka mohuar që në fshatin Kasallë të Kamzës të kenë ndodhur vjedhje e grabitje masive, siç dhe u raportua paraditen e sotme. Në një njoftim sqarues, Policia e Tiranës shkruan se kanë shkuar në këtë zonë dhe kanë pyetur banorët ,por këta të fundit nuk kanë denoncuar asnjë rast konkret.

Sipas uniformave blu, banorët janë shprehur se thjesht kanë dëgjuar se ka pasur vjedhje, por nuk kanë dëshmuar për raste specifike. Nga verifikimet e bëra, siç thuhet në njoftimin zyrtar të policisë, rezulton se gjatë dy muajve të fundit, nuk ka asnjë kallzim apo njoftim nga ndonjë banor i zonës Kasallë për vjedhje apo grabitje.

Sqarim i Policisë Tiranë:

Në lidhje me një video të publikuar në media, e cila bën fjalë për një ankesë të disa banorëve të fshatit Kasallë, ku shprehin shqetësimet se në këtë zonë, brenda një afati kohor prej 10 ditëve, kanë ndodhur disa vjedhje, dhe për këto vjedhje pretendojnë se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 nuk është marrë asnjë masë, ju sqarojmë se: Nisur nga kronika e transmetuar me datë 25.12.2021, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 menjëherë kanë shkuar në fshatin Kasallë dhe kanë marrë takim me personat që janë intervistuar nga kjo media. Këta shtetas janë pyetur dhe intervistuar dhe ka rezultuar se asnjë prej tyre nuk ka patur raste të vjedhjeve të banesave apo pronave të tyre, por kanë dëgjuar se në këtë zonë kanë ndodhur disa vjedhje. Gjithashtu, nga verifikimet e bëra rezulton se gjatë dy muajve të fundit, nuk ka asnjë kallzim apo njoftim nga ndonjë banor i zonës Kasallë për vepra penale që cënojnë pronën dhe pasurinë. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e mediave, që përpara publikimit të çdo rasti, të kërkojnë informacion pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë duke ju garantuar transparencë të plotë të çdo rasti.

Këtë mëngjes, banorët e Kasallës treguan se vetëm në 10 ditët e fundit banorët thonë se tre shtëpi kanë rënë pre e grabitjes. Duke folur për “ReportTv” ata u shprehën se prej disa ditësh zgjohen me lajmin se shtëpitë e fqinjve janë bastisur gjatë natës dhe hajdutët marrin gjithçka që ju dalin para.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne kamez policia e tiranes grabitje ne kamez policia e tiranes

Sondazh

Poll