Aktualitet

Shi e përmbytje, nesër ju pret një ditë me reshje të dendura

25 Dhjetor 2021, 17:43 Nga DOSJA
Shi e përmbytje, nesër ju pret një ditë me reshje të

TIRANË– Dita e dielë pritet të jetë e mbizotëruar nga reshje të shumta shiu thuajse në të gjithë Shqipërinë. Sipas IGJEUM, reshjet më të përqëndruara do të jenë në veri dhe jug të territorit, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen edhe probleme me bllokimin e rrugëve e përmbytje të lokalizuara. Në qarkun e Shkodrës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Përgjatë datave 26 deri 29 Dhjetor 2021 pritet një rritje e prurjeve në lumin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 11 / 15 °C, në vendet e ulëta: 7 / 13 °C dhe në vendet malore: 3 / 10 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet.

(F.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shi ne shqiperi moti i keq ne shqiperi shi ne shqiperi

Sondazh

Poll