Aktualitet

Tentoi të kalonte emigratë të paligjshëm, arrestohet francezi në Durrës

25 Dhjetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte emigratë të paligjshëm, arrestohet

DURRËS – Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, banues në Francë, ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë, njëri me banim në Turqi dhe tjetri në Francë, pasi janë kapur duke transportuar disa emigrantë të paligjshëm.

Sipas bluve të Durrësit, shtetasit e mësipërm janë kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme dy emigrantë, të cilët i kishin fshehur në një makinë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Y., 40 vjeç, banues në Francë dhe proceduan penalisht shtetasit D. E., banues në Turqi dhe R. Y., banues në Francë, pasi në PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi R. Y., u gjetën të fshehur 2 shtetasit e tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem policia durres emigrante te paligjshem policia durres

Sondazh

Poll