Aktualitet

‘ËNDRRA e pasanikëve’, Hoxha: Më kishin emëruar këshilltarin e 21 të bashkisë

25 Dhjetor 2021, 12:07 Nga DOSJA
‘ËNDRRA e pasanikëve’, Hoxha: Më kishin emëruar

TIRANË – Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, ka ironizuar listën e pagave të këshilltarëve të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, teksa tregon një ëndërr që ka parë në natën e Krishtlindjeve.

Hoxha rrëfen me ironi se në këtë ëndërr kishte parë sikur ishte emëruar këshilltari i 21-të i Bashkisë së Tiranës, ndërsa si qershia mbi tortë thotë se i kishin vendosur në një zyrë me këshilltaren tjetër, avokaten bjonde, kandidate të Avokat Ngjelës.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Si nate krishtlindje qe ishte, pashe ender pasanikesh. Me kishin emeruar keshilltarin e 21-te te bashkise. Me kishin futur te lista e rrogave “gjynah te qahesh”. Lere pastaj qershia mbi torte, me kishin vendosur ne nje zyre me ate keshilltaren numer 19-te, avokaten bjonde qe ishte kandidate per deputete nga partia e avokat Ngjeles. Bota me dukej me e bukur. Dielli nuk po linde me mbrapa Dajtit, por andej nga Fushe Kuqja. Tirana me dukej si Manhattan. Juri Kim me kishte ftuar per nje gote birre me kernacka Korçe. Jete ishte kthyer nen moton “qejf o qejf o qerrata”. Dreq o pune sa shume kerkojme nga jeta??!! Endra jane, ben vaki dhe s’dalin.

(a.b-e.h)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll