Aktualitet

Krishtlindjet në Elbasan / Qytetarët: Qoftë i fundit vit me COVID-in e mallkuar

25 Dhjetor 2021, 10:01 Nga DOSJA
Krishtlindjet në Elbasan / Qytetarët: Qoftë i fundit vit me

ELBASAN – Në kishat katolike të Elbasanit janë kremtuar mbrëmjen e djeshme Krishtlindjet. Qytetarë të shumtë, duke respektuar masat anti COVID, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë shëndet dhe që të lihet pas kjo sëmundje e mallkuar.

“Qoftë kjo Krishtlindja e fundit me këtë sëmundje të mallkuar që na mbuloi të gjithë”, tha një besimtare.

“Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët dhe Vitin e Ri”, thotë një qytetar i huaj.

“Sot ne festojmë lindjen e Jesus Krishtit. Ju uroj që bekimet e Zotit të mbushin zemrat tuaja”, u shpreh një prift katolik.

LAJMI KRYESOR: Sot Krishtlindjet! Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë mes kufizimeve, urimet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet krishtlindje 25 dhjetor 2021 krishtlindje 25 dhjetor 2021

Sondazh

Poll