Aktualitet

Bllokohen në Portin e Durrësit 180 fishekzjarre, procedohet 38-vjeçari

25 Dhjetor 2021, 08:51 Nga DOSJA
Bllokohen në Portin e Durrësit 180 fishekzjarre, procedohet

DURRËS– Një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet B. P., banues në Dibër është proceduar penalisht pasi u kap me 2 kuti me lëndë plasëse piroteknike. Policia ndaloi të riun në Portin e Durrësit, duke u gjetur më pas në mjet 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e futjes dhe tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Policia Kufitare në Portin e Durrësit kaloi për kontroll në vijën e dytë, automjetin e drejtaur nga B.P, të cilit i gjeti 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët iu sekuestruan. Në përfundim të veprimeve të para hetimore rë kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë personat që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohn fishekzjarre ne durres porti i durresit bllokohn fishekzjarre ne durres porti i durresit

Sondazh

Poll