Aktualitet

EMRI / Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Fier

25 Dhjetor 2021, 09:54 Nga DOSJA
EMRI / Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet

FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili është konstatuar teksa mbante në makinën e tij një armë zjarri tip pistoletë pa leje. Sipas njoftimit të bluve të Fierit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli. I arrestuari quhet Iris Backa.

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:

DVP Fier, Vihen në pranga 6 shtetas. Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia. Vihen në pranga edhe 5 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në lagjen “16 Prilli” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 35 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lushnje, si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin E. N., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. H., u gjet një traktor tip “Masssey Ferguson”, i cili dyshohet se është vjedhur në Itali dhe trafikuar në Shqipëri nga shtetasi E. N.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 52 vjeç dhe N. M., 55 vjeç, banues në Fier pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre përkatësisht tip “Seat” dhe “Audi” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje policia fier armembajtje pa leje policia fier

Sondazh

Poll