Aktualitet

As që e preku armën!Vajza e priste brenda lokalit të ish-deputetit,si u vra Karriqi

24 Dhjetor 2021, 17:18 Nga DOSJA
As që e preku armën!Vajza e priste brenda lokalit të

TIRANË– Can Kariçi i njohur dhe me mbiemrin Karriqi, i cili u vra brenda makinës së tij mbrëmjen e djeshme, duhet të ishte në “arrest shtëpie”. Por në fakt lëvizte lirisht nëpër Tiranë, njësoj si natën e vrasjes. Gazetari Elton Qyno ka rindërtuar momentet e fundit të të riut, duke bërë me dije se Karriqi para se të vritej është ndjekur në një distancë prej 1 kilometër nga autorët, që e kanë mbajtur gjithë kohës në mbikqyrje.

Madje kishte lënë një takim me një vajzë në ambientet e një lokali që administrohet nga ish-deputet i zonës. Por teksa vajza ka shkuar dhe është ulur në lokal, ku e priste Karriqi, ky i fundit për një moment është ngritur dhe ka dalë jashtë, duke shkuar tek makina e tij.

Sapo ka hipur në makinë aty është afruar një mjet tjetër, e personat që ndodheshin brenda kanë dalë jashtë dhe i janë afruar viktimës së tyre. Për disa çaste kanë komunikuar me të duke e qëlluar më pas me 4 plumba, duke i marrë jetën në vend. Por mesa duket në momentin që autorët i janë afruar Karriqi nuk ka ndjerë rrezik, pasi për asnjë moment duket se nuk e ka menduar që të përdorë armën që kishte me vete.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutimi i Kariçit! Makina e autorëve me targa të huaja, gjendet arma e krimit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vritet can kariçi vritet can kariçi

Sondazh

Poll