Aktualitet

Kuvendi i Kosovës/ Shtyhet për javën e ardhshme debati për krizën energjitike

24 Dhjetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
Kuvendi i Kosovës/ Shtyhet për javën e ardhshme debati për

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës, ku deputetët do të diskutonin për krizën energjitike është shtyrë për javën e ardhshme.  Seanca plenare e Kuvendit filloi në orën 10:00 dhe gjatë rendit të ditës do të diskutoheshin 38 pika. Tema e krizës enegjitike është prekur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. 

Gjatë seancës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë e Kurtit për mos investim në energji. Ai i ka bërë thirrje qeverisë të heqë orën policore gjatë festave të fundvitit. Më tej Haradinaj ka prekur çështjen e Serbisë, ku sipas tij Kosova është dërguar në duart e zyrtarëve europianë, duke përkeqësuar raportet me SHBA-në. Ndërkohë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka kundërshtuar miratimin e ligjeve në këtë seancë, duke thënë se çështja kryesore e rendit të ditës janë njerëzit që po ngrijnë nga i ftohti në mungesë të energjisë.

Një pikë tjetër diskurtimi ka qenë dhe pandemia, të cilën deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e sheh shumë shqetësuese, pasi njerëzit nuk po e dallojnë dot nëse kanë grip sezonal apo janë të infektuar me variantin e ri omicron.

Kuvendi është dashur të diskutojë ditën e sotme lidhur edhe me krizën energjitike që ka përfshirë Kosovën. Nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer kufizimet me energjinë elektrike. Sipas KEDS-it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq. Kriza energjitike, e cila ka prekur të gjithë Evropën së bashku me vendin tonë ka prekur edhe Kosovën. Institucionet në Kosovë kanë deklaruar se rritja e çmimeve për energjitike nuk do tu faturohen qytetarëve, por do të menazhohet nga Buxheti i Shtetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kuvendi në Kosovë/ Shtyhet debati për krizën energjitike

Gashi: Do miratoni 50 ligje dhe nuk po flisni për qytetarët që po ngrijnë pa energji

Haradinaj kritikon Kurtin: Kosova tek zyrtarët e BE-së, humbi raportet me SHBA

Kuvendi në Kosovë/ Haxhiu: Qytetarët nuk dinë a janë me grip sezonal apo me omicron

Ramush Haradinaj kritikon qeverinë: Keni penguar investimet në energji

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni kriza energjitike ne kosove kuvendi ne kosove seance plenare ne kosove 24 dhjetor 2021 kriza energjitike ne kosove kuvendi ne kosove seance plenare ne kosove 24 dhjetor 2021

Sondazh

Poll