Aktualitet

“Truku” në montazh/ Mesazhi i 2021 nga ‘Doganat’, futet dhe Kosova në “Open Ballkan”

24 Dhjetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
“Truku” në montazh/ Mesazhi i 2021 nga ‘Doganat’,

TIRANË– Festat e fundvitit, ashtu siç është kthyer në traditë, shoqërohen nga mesazhe nga institucione të ndryshme, të cilat reflektojnë punën e gjithë vitit. Kështu ka ndodhur edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Dogana, ku në plan të parë ishte vendosur Genti Gazheli, kreu i këtij institucioni, i cili u shfaq duke radhitur të gjitha arritjet dhe risitë e vitit 2021.

Por “truku” u përdor në montazh. Teksa fliste për nismën “Open Ballkan”, në video shfaqet kryeministri Edi Rama në krah të ish-homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke firmosur dokumente. E po ashtu, fill pas Zaevit, në video shfaqet edhe Albin Kurti duke firmosur.

“Dogana është pjesë e rëndësishme të nismës së qeverisë shqiptare në kuadër të “Open Ballkan” për lëhtësimin e procedurave dhe arritjen e marrëbveshjeve për njohje reciproke të operatorëve ekonomikë,”-dëgjohet Gazheli në video.

SHIKO MINUTËN 1:50

Të gjithë ata që nuk e dinë, mund të krijojnë përshtypjen se edhe Kosova është bërë pjesë e nismës, por në fakt pamjet janë shkëputur nga takimi mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, në qytetin e Elbasanit. Megjithatë pamjetlënë për të treguar të kundërtën…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti drejtoria e përgjithshme e doganave genti gazheli open ballkan albin kurti drejtoria e përgjithshme e doganave genti gazheli open ballkan

Sondazh

Poll