Aktualitet

Basha: Rama duhej të shpallej ‘non grata’, do t’i vijë radha edhe…

16 Dhjetor 2021, 22:15 Nga DOSJA
Basha: Rama duhej të shpallej ‘non grata’, do t’i

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë deklaratën e fortë, duke thënë se radha për ‘non grata’ do t’i vijë edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës. Në emisionin “Open”, Basha u shpreh se edhe kryeministri Edi Rama një ditë do të shpallet “non grata” nga Amerika. Megjithatë kohën dhe mënyrën sesi nuk mnd ta parashikonte. 

Kur unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtare, interesat e Shqipërisë, interesat e demokratëve, nuk ka gjë përveç Zotit të më ndalojë mua. Dhe këtë e kam dhënë me prova. Dhe këtu ishin interesat e demokratëve. Dhe para interesave të demokratëve dhe interesave të Sali Berishës, kam zgjedhur dhe do të zgjedh gjithmonë interesat e demokratëve. Institucionet amerikane e kanë shpallur non grata. Pa pikë diskutimi në proporcionalitet dhe në kontekst, edhe Edi Rama duhej të ishte shpallur prej kohësh non grata. Se kur do shpallet, si do shpallet, këtë se di as unë as ti. Por një gjë dihet, që vendimin e shpalljes non grata të Sali Berishës, as nuk e kontrollon as nuk e ndikon dot, as Partia Demokratike, as unë as ti. E vetmja gjë që kam në dorë unë dhe e vetmja për të cilën jam përgjegjës para demokratëve është ta mbroj interesin e demokratëve apo ta thërrmoj interesin e demokratëve?,“-tha Basha.

(d.v.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll