Aktualitet

Skandali i listës me targat e makinave, DPSHTRR: Databasa e aksesueshme

24 Dhjetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
Skandali i listës me targat e makinave, DPSHTRR: Databasa e aksesueshme

TIRANË – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor reagoi pas publikimit të listës së targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë. Në njoftimin e fundit të publikuar në faqen zyrtare, DPSHTRR bën me dije se ka kërkuar ndihmën e kompanisë që mirëmban sistemin informatik.

Ndër të tjera, DPSHTRR shton se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione dhe i shërben operatorëve ekonomik shtetëror dhe privat.

NJOFTIMI I DPSHTRR:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI. Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.

Prej 3 ditësh, qytetarët shqiptarë po përballen me një rrjedhe masive të informacionit të pagave, numrave të telefonit dhe të targave të automjeteve. Ditën e sotme u bënë publike targat e automjeteve të rreth 530 mijë qytetarëve, ndërsa është bërë me dije se do të dalin dhe të dhënat për kreditë e qytetërëve.

SHIKO DHE KËTË:

RËNDOHET Skandali! Del databaza me targat e makinave

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dpshtrr skandali me targat e makinave dpshtrr skandali me targat e makinave

Sondazh

Poll