Aktualitet

VD-‘S’do rroj sa shqiponja unë’/ Rama thumbon PD nga Thumana: Kujdes bravën!

24 Dhjetor 2021, 15:56 Nga DOSJA
VD-‘S’do rroj sa shqiponja unë’/ Rama thumbon PD nga

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e shtëpive të reja në Thumanë, por në fjalën e tij, nuk ka harruar që të ironizojë situatën brenda Partisë Demokratike. Rama u kërkoi qytetarëve që të bëjnë kujdes me bravat e shtëpive duke lënë të kuptohet se edhe kur të largohet ai nga pushteti shtëpitë nuk do ua marrin.

“Shtëpitë janë të gjitha falas. Në vendet e tjera u kërkohet kredi. Ndërkohë të gjitha familjet shqiptare do të marrin çelësin, titullin e pronës dhe do gëzojnë shtëpitë e tyre. Pa paguar as sot dhe as nesër asnjë qindarkë. Kuptohet se duhet të bëni kujdes për bravat. Se nuk i dihet. Po në rastin më të keq edhe sikur gjërat të ndryshojnë në vitet e ardhshme, do të ndryshoni ngjyrën e bravës, asnjë gjë tjetër nuk iu bëjnë dot. As t’ju vëjnë interesa kredie mbi shtëpinë. *I kthehet një qytetari Merre shtëpinë njëherë pastaj flasim. Nuk është puna se e kam fituar unë more…Jeta është e gjatë unë nuk do rroj sa shqiponja,”-tha Rama në fjalën e tij.

Brava-ose Lul Brava është nofka që i ka vënë ish-kryeministri Sali Berisha kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kjo pas akuzave se Basha kishte urdhëruar mbylljen e dyerve të selive të PD në Tiranë dhe qytete të tjera për mbështetësit e Berishës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama ne thumane edi rama edi rama ne thumane

Sondazh

Poll