Aktualitet

Makina del nga rruga në aksin Përmet-Çarshovë, plagosen 2 pasagjerët e moshuar

24 Dhjetor 2021, 16:03 Nga DOSJA
Makina del nga rruga në aksin Përmet-Çarshovë, plagosen 2

PËRMET– Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në afërsi të fshatit Strëmbec, një mjet tip “Mitsubishi”, i cili drejtohej nga shoferi me inicialet E. T., ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, M. Q., rreth 74 vjeç dhe 70-vjeçarja me inicialet E. Q., të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec, mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe shtetasia E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne permet permet aksident ne permet permet

Sondazh

Poll