Aktualitet

Vepra të ndryshme penale, arresohen 2 persona në Elbasan, në hetim 3 të tjerë

24 Dhjetor 2021, 14:41 Nga DOSJA
Vepra të ndryshme penale, arresohen 2 persona në Elbasan, në

ELBASAN – Policia e Elbasanit arrestoi dy persona për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. Në pranga u vu 23-vjeçari D.B. dhe A.T., 49 vjeç. I riu D.B. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. 49-vjeçari A.T. u konstatua duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij pa patur lejen e posaçme.

Shtetasi R.P. dhe A.S. u proceduan pasi iu gjetën në banesë: dorezë hekuri, shufër metalike dhe dy elektrike me mbishkrimin “Policia”.

Për prerje të paligjshme të pyjeve, u procedua dhe 27-vjeçari Q.B. në Përrenjas. Ai po transportonte dru të prerë të mënyrë të paligjshme. ç

NJOFTIMI

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt shtesë në banesë, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin D. B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

– R. P. dhe A. S., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri (përforcues grushti), një shufër metalike dhe dy elektrike me mbishkrimin “Policia”;

– Q. B., 27 vjeç, banues në Përrenjas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke trasportuar me një mjet pa targa, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje dhune ne familje

Sondazh

Poll