Aktualitet

Nisma e re! Rama pyet qytetarët për Ballkanin e Hapur, kanabis dhe mbrojtjen sociale

24 Dhjetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Nisma e re! Rama pyet qytetarët për Ballkanin e Hapur, kanabis dhe

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme një nismë të re, e cila ka në thelb këshillimin kombëtar me qytetarët. Në prezantimin e nismës me anë të një deklarate për mediat Rama tha se mund të këshillohen me qytetarët nëse duhet të ndahet procesi i integrimit të vendit drejt BE-së nga Maqedonia e Veriut.

Rama preku disa prej çështjeve që u diskutuan sot në mbledhjen e qeverisë. Kryeministri tha se shqiptarët do të pyeten nëse duan që aplikimi për në BE të jetë bashkë me Maqedoninë e Veriut, apo jo, pas ngërçit të krijuar nga Bullgaria që prek edhe vendin tonë. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se do të kërkohet mendimi i qytetarëve për ashpërsimin e dënimit të autorëve përsëritës.

Sipas tij, do kërkohet mendimi i qytetarëve për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kalojnë Vettingun që të pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë dhe të thirren në SPAK. Kryeministri u shpreh se legalizimi i kanabisit po ashtu do të jetë në listën e pyetësorit, nëse shqiptarët duan që të lejohet ligjërisht legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore.

Pyetja e fundit e njërës prej gazetareve të pranishme duket se e zuri pak ngushtë kryeministrin. Ai tha se vija e kuqe mes atyre që shkelin ligjin është shumë e qartë, referuar pyetjes nëse shqiptarët do të pyeten për skandalet e zyrtarëve.

“Vija e kuqe është e qartë dhe e përcaktuar, ata që janë të përfshirë duhet të jenë jashtë”, tha Rama.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

A do i pyesë shqiptarët për skandalet? Rama humb durimin dhe ikën vrap: S’kam nevojë

Pse nuk pyeten shqiptarët për PPP-të? Rama: S’kemi ça diskutojmë, i ka e gjithë bota

Skandali me pagat e qytetarëve, Rama nuk komenton: Fola dje!

Rama denoncon LIVE gjyqtaren: S’po ja përmend emrin, SPAK ta thërrasë sot e jo nesër

Zhvillimet në PD! Rama: Shqyerjet e dyerve me shqelma nuk ka lidhje me të ardhmen

‘A duhet të ishin pyetur njerëzit më parë për ‘Open Balkan?’, Rama: Nuk është vonë

Rama: Do diskutojmë statusin e pensionistit që punon dhe për amnistinë e emigrantëve

Rama: Gjykatësit që nuk kalojnë vettingun të pezullohen DIREKT

Legalizimi i kanabis, Rama: Fuqizon ekonominë, mendoj se nuk duhet të presim më

Rama pyet qytetarët: A duhet të ndahemi nga Shkupi për integrimin? Po dënimi ekstrem

Rama: Koha të lëmë pas llogoret e sherrit politik, qytetarët do marrin një pyetësor

(E.H-A.B/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama konferenca per mediat nisma këshillim kombëtar për shqipërinë’ edi rama konferenca per mediat nisma këshillim kombëtar për shqipërinë’

Sondazh

Poll