Aktualitet

Lefter Koka depoziton kërkesën për liri në Apel: Më lironi, s’jam i rrezikshëm

24 Dhjetor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Lefter Koka depoziton kërkesën për liri në Apel: Më

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka depozituar kërkesën për liri në Gjykatën e Apelit. Në kërkesën e tij ai bën të ditur se nuk do ti shmanget hetimit duke theksuar se nuk është person që përbën rrezikshmëri.

Më lironi, s’kam shkelur asnjë ligj, s’jam i rrezikshëm dhe nuk i shmangem hetimit’- shkruan Koka në kërkesën e tij.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është fotografuar para disa ditësh në ambientet e qelive të paraburgimit brenda ambienteve të ‘313’, në ambientet e ajrimit.

Koka është lënë në masën “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në sallën e gjyqit Koka ka hedhur poshtë akuzat, por pa dhënë shumë shpjegime. Avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Fatmir Braka e ka konsideruar politik kallëzimin e nisjen e procesit ndaj të të akuzuarit. Përpara mediave, pas vendimit të GJKKO-së, Braka tha se Koka nuk ka asnjë përgjegjësi si ish-ministër për veprat penale për të cilat akuzohet.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll