Aktualitet

Skandali i publikimit të pagave, Imeraj: Do ketë autorë

24 Dhjetor 2021, 14:34 Nga DOSJA
Skandali i publikimit të pagave, Imeraj: Do ketë autorë

TIRANË – Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj deklaroi para mediave se do të ketë emra të autorëve përgjegjës në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të 680 mijë qytetarëve, për të cilën autoritetet e drejtësisë janë vënë në lëvizje.

Imeraj u shfaq në konferencë për mediat sw bashku me Drejtorin e Policisw Kriminale pwr tw raportuar rezultatet e operacionit “Komunikimi”, ku u arrestuajn 35 persona dhe po heton 20 tw tjerw nw lidhje me mashtrimin e 2 milionw personave nwpwrmjet “Call-Center”-ave. Pwr skandalin e pagave, Imeraj shtoi se do tw ketw vendimarrje konkrete nga autoritetet e drejtësisë

“Në raport me çështjen në fjalë, do them dy fjalë shkurt, duke qenë se është një çështje sensitive dhe për shkak të vëmendjes së shtuar jo vetëm të gazetarëve, por dhe të opinionit publik në tërësi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji. Jemi të bindur që deri në fund të këtij hetimi veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohet me vendimmarrje konkrete. Grupi hetimor është i përkushtuar në drejtim të kryerjes së veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”, bëri me dije drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës.

Kryeprokurorja e Tiranës pranoi se në daljen e radhës për mediat do të ketë emra të personave të arrestuar në lidhje me ngjarjen skandaloze të ditëve të fundit.

Në 3 ditët e fundit kanë rrjedhur të dhënat e shumë qytetarëve shqiptarë në lidhje me pagat, numrat e telefonave dhe targat e automjeteve. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj 3 institucioneve për skandalin në fjalë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj prokuroria e tiranes skandali me pagat e qytetareve elisabeta imeraj prokuroria e tiranes skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll