Aktualitet

Aksidentoi 6 vjeçarin, në pranga drejtuesi i makinës në Berat

24 Dhjetor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Aksidentoi 6 vjeçarin, në pranga drejtuesi i makinës në

BERAT – Dy drejtues automjetesh u arrestuan nga Policia e Beratit për veprat penale aksident dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur. Të ndaluarit janë shtetasit L.Q., 52 vjeç dhe SH.SH., 57 vjeç . Personi i parë u vu në pranga për shkak se aksidentoi një fëmijë 6 vjeç në akin Berat-Poliçan. Për fatin e mirë, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

57-vjeçari SH.SH. u ndalua pasi u kap duke i dhënë makinës së tij në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISë:

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u arrestuan në flagrancë dy shtetas.

Sh.Sh., 57 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në aksin rrugor Dimal-Kuçovë, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

L.Q., 52 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor Berat-Poliçan, ka aksidentuar një shtetas 6-vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat aksident ne berat

Sondazh

Poll