Aktualitet

Skandali/AMA thirrje mediave: Respektoni ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

24 Dhjetor 2021, 13:57 Nga DOSJA
Skandali/AMA thirrje mediave: Respektoni ligjin për mbrojtjen e të

TIRANË- Pas publikimit të bazës së të dhënave personale të qytetarëve siç janë numrat e ID-së dhe të pagave në sektorin shtetëror dhe privat, Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. AMA me anë të një shkrese drejtuar mediave ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.

“Referuar parimeve themelore të veprimtarisë së mediave audiovizive, të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 97/ 2013 ‘Për mediat audiovizive, në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, operatorët e shërbimit audioviziv gjatë veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe të garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private. Në mënyrë më të detajuar, parimet, rregullat, kërkesat dhe praktikat në transmetimet audiovizive përcaktohen në Kodin e Transmetimit. Kërkojmë nga ana juaj respektimin e kërkesave të ligjit tonë organik dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë kushtetuese.’- njofton në fund AMA.

(a.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ama skandali me pagat e qytetareve ama skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll